Java e dëmtimeve, Shehi dhe Fangaj për spital…

Ndërsa kampionati shqiptar, edicioni i 80-të po shkon drejt fundit, gara duket se po merr zjarr jo vetëm në fushë për pikët, por dhe protagonistët-futbollistë.

Kështu në takimin Teuta-Kastrioti (1-0) Sidibe dhe Shehu e pësuan rëndë. Nëse i pari u nis me urgjencë për në spital edhe Dajan Shehu pati të njëjtin fat. Madje sipas asaj që rapotohet nga kampi krutan, Shehi ka pësuar thyerje të kockave të krahut të majtë. E pa shmangshme ndëryrja kirurgjikale.

Edhe në çiftin Tirana- Laçi, pati të lënduar. Ngo doli nga fusha me këmbët e tij, ndërkohë që mjaft alarmante, shfaqet rasti i shkodranit të Laçit, Abdurrahman Fangaj. Mbrojtësi i dalluar i bardhezinjve, u përplas në tokë nga Bedri Greca dhe menjëherë, ka kërkuar zëvëndësimin.

Burime pranë futbollistit, thanë për “Sporti IM”, se pas kontrollit të specializuar gjatë mbrëmjes, Fangaj me shumë gjasë, do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!