Sfida të ndezura, pikantet e javes në Europë…

Sfidat interesante të fundjavës europiane në futboll janë të shumta, por Liverpul- Totenhem në Premier Ligë, Ajaks – Psv, në Eredivisie, Roma –Napoli, Inter- Lacio në Serinë A, Barcelona – Espanjol, Selta – Vijarreal në La Liga, janë disa nga pikantët.

Në Angli, Liverpul i Jurgen Klop, pasi ka lëshuar terren në krye, nuk mund të gabojë në supersfidën me Totenhemin. Ndjek Maçester Siti që ka një takim më pak, ndërsa 7 javë nga fundi, gjithçka mbetet e hapur. Kryeson Liverpul me 2 pikë më shumë se “qytetarët”  e Guardiolës.

 Mjaft interesant dueli i përjetshëm i kampionatit holandez. Dy kryesuese në betejën finale të titullit në shtetin tulipan. Ajaksi i transformuar së fundi, me atë paraqitje magjike në Champions League, ka mundësi reale për të hapur çështjen titull. Në “Johan Krujf” të Amsterdamit, PSV në sprintin final përpara se të shkojë i qetë te trofeu i kampionit.

Seria A është pjata “e ftohtë” që sherbehet në çdo stinë. Me Juventus në arrati, Roma – Napoli dhe Inter – Lacio, intriguese. Për të mbyllur më derbin e Barcelonës. Espanjoli kurrë në paqe me kushurinjtë gjigandë. Spektakli i garantuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!