“26 Marsi”, tri dekada me biçikletë…

Gara kombëtare çiklistike e quajtur “Trofeu 26 Marsi”, thuajse e shtrirë në tre dekada.  Në  këtë  aktivitet sportiv, zhvilluar në Kavajë, çiklistet e katër kategorive: Kadetë, Junior, U-23 dhe Elitë, matën forcat në dy itinerare të ndryshme Kavaje – Grabian – Kavë dhe Kavajë – Mbrostar Kavaje. 

Nisi vrullshëm dhe rivaliteti që përshkoi garën ishte i madh.  Gara mori nota maksimale nga FSHC-ja teksa  presidenti Skender Anxhaku vlerësoi aktivitetin e përgëzoi të gjithë progatogistët.

11 klubet çiklistike Besa, Apolonia, Burreli, Skënderbeu, Vllaznia, Tirana, Teuta, Elbasani, Flamurtari, Partizani dhe Pogradeci, treguan seriozitet në vlerësimin dhe pjesëmarrjen në këtë kompeticion, madje dhanë sinjale të vazhdimësisë  për sportin e çiklizmit.

Ndërkaq, çiklistët fitues, janë nderuar me kupa të posaçme, ndërsa FSHC-ja, ka aplikuar edhe premio për tre vendet e para.  Nga ana tjetër, Bashkia e Kavajës nuk qëndroi duarkryq, ndërsa enkas për pjesëmarrësit,  përgëzoi dhe shtroi një drekë pune.

Fituesit:

Kadetë –Fitues:  Alket Tafa, Elbasani 1 h, 37’, 51”

Juniorë –Fitues:  Emanuel Bajrami, Vllaznia 2 h 55’, 20”

U-23 –Fitues: Blerton Nuho, Apolonia 2 h, 55’, 20”

Elitë –Fitues:  Ylber Sefa, Tirana 2 h, 47’, 06”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!