Shkarkohet trajneri Panuçi…

Ajo që kërkohej dhe pritej, ndodhi. Trajneri italian Kristian Panuçi, pas humbjes turpëruse 0-2 ndaj Turqisë, mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, nuk do të jetë më në krye të pankinës së kombëtares sonë kuqezi.

Lajmin e bën të ditur vetë Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp, në cilën njofton se për takimin e radhës ndaj Andorrës, kuqezinjtë do te drejtohen nga zv.trajneri Ervin Bulku, i ndihmuar nga specialisti i FSHF-së Sulejman Mema, së bashku me pjesën tjetër të stafit të kombëtares.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Kristian Panuçi . E falenderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani, dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë, do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, – njofton FSHF për largimin e trajnerit Kristian Panuçi nga drejtimi i mëtejshëm i kombëtares kuqezi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!