Reja, një hap larg kuqezinjve…

Kombëtarja kuqezi, doli e mundur me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë në “Loro Boroçi”, duke vënë mjaft në pikëpyetje ecurinë në grupin “H”.

Kristian Panuçi, përgjegjësi kryesor i dështimit, me shumë gjasë i ka orët e numëruera në krye të stolit Shqiptar.

Përpos fyerjeve në korr ndaj tij, fill pas golit të dytë turk, duket se një “mik” special, prezent në Shkodër, e kërcënon t’ia rrëmbejë fronin me shpejtësi.

Bëhët fjalë për Edoardo Reja që në mjediset sportive thërritet Edi Reja. Ish tekniku i Lazios, Torinos, Atalantës dhe dhjetëra ekipeve të tjerë në të gjitha nivelet e futbollit, mund të bëhët udhëheqësi i ekipit kuqezi në këto eliminatore.

Sakaq, italiani i shoqëruar nga shumë miq, jo vetëm ndoqi takimin, por ishte i fundit që u largua nga “Loro Boriçi”. Mosha penalizon, ndërkohë që 73-vjeçari, mësohet se do të jetë në Tiranë deri në fund të dites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!