Jemi po ata, Shqipëri e turpshme
“Vaffanculo”! Kjo ishte deviza e tifozerisë në “Loro Boriçi”, ndërsa Shqipëria pësoi golin e dytë në sfiden hapëse të Euro 2020 me Turqinë.
Një sfidë turpëruese kjo dalje e parë e kuqezinjve. E pëson në të 22-ën me Ilmaz. E ndërsa Shqipëria pritej të bënte reagimin e duhur, ka ndodhur e kundërta.
Çanhanoglu, sulmuesi i Milanit në Serinë A, ka shënuar të dytin në të 55′. Një kryevepër në “Loro Boriçi”. Panuçi në krizë, përpiqet të përforcojë sulmin me Grezdën e Sadikun në fushë. Megjithatë, minutat kalojnë me turqit që administrojnë.
Shqipëria prezantohet dobët, tashmë sirenat e alarmit të gjitha për skuadrën tonë. Start i errët, “Panuçi -“vaffanculo”! E thanë në kor rreth 17 mijë tifozë prezentë në Shkodër.