“Plisat”, besnikët e kombëtares kuqezi…

Të premten në mbrëmje, ata, do të jenë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës. Tifogrupi “Plisat” do të jenë “lojtari i 12-të”, mbështetësit e zjarrtë të kombëtares së Shqipërisë në sfidën çelëse të Euro 2020-s, ndaj Turqisë.

Mjedisi sportiv shqiptar, pragndeshjen ndaj Turqisë përgjithësisht e ka përcjellë pak ftohtë dhe me mosbesim. Shkak, paraqitja zhgënjyese e kuqezinjve në Nations League, ku përballë rivalëve të niveli të njëjtë, nuk arritën të dëshmojnë vlerat e tyre më të mira.

Gjithsesi, ftohtësia nuk është divorc. Sytë dhe veshët nesër do të jenë drejt Shkodrës. Në mbrëmje, ata më fanatikët, do të jenë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur idhujt e kombëtares në premierën e aventurës së tyre për Euro 2020.

Por krahas tifozëve kuqezinj, në stadium do të jenë edhe përforcimet nga Kosova, grupimi i “Plisave” të Prishtinës, që do ta zbukurojnë mjedisin me gjallërinë dhe entuziazmin, që vetëm ata dinë ta transmetojnë përgjatë gjithë lojës.

Vetë drejtuesit e këtij grupimi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë bërë me dije itinerarin e udhëtimit drejt Shkodrës, për të mbështetur kombëtaren e Shqipërisë.

“PLISA, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri – Turqi bëhet nesër (e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga parkingu prapa stadiumit”, – shkruhej në njoftimin e tifogrupit. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!