Panuçi: “Një gol” Turqisë

Kristian Panuçi, trajneri kuqezi, një ditë para startit të kualifikueseve Euro 2020 për grupin “H”, doli në konference për shtyp. Ai, së bashku me kapitenin Hysaj, iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në sallë.

Tekniku i kontestuar vijimësisht nga kritika sportive në vend, ka deklaruar se gjendja në grup është e mire dhe se Shqipëria, sipas tij, mund ta fitojë ndeshjen. Për të bindur të “pabindurit”, italiani ka përsëritur shpesh, se deri në këto çaste, situata e kombëtares është përfekte.

Konferenca është ndjekur me vëmendje nga shtypi, ndërsa ajo, vjen thuajse e plotë për “Sporti IM”.

Për golat: “Kthehet Sadiku, edhe pse nuk është në maksimumin e tij. Kemi lojtarë që shënojnë gola dhe jam i sigurtë, se mjafton edhe vetëm një gol për ta fituar ndeshjen. Problemi dihet. Nuk kemi shënuar, por me kthimin e Sadikut, Grezdës, Balajt,Uzunit e Abazajt, kemi cilësi dhe shpresoj që djemtë të shfrytëzojnë në maksimum mundësitë që kanë”.

Turqia: “ Turqisa, mendoj se ka mbrojtës të mire. Luajnë në kampionate të rëndësishme dhe duhet të bëjnë një ndeshje të madhe për të ndalur Çalhanoglun, Jillmaz e Tosun, e të tjerë.”.

Filozofia: “Takojmë një skuadër të fortë, kemi cilësi që do të mundohemi ta hedhim në fushë. Herën e fundit me Turqinë kemi fituar. Nëse do të na shfaqen mundësitë do të bëjmë mirë. Respektojmë Turqinë, por do të bëjmë ndeshjen tonë, të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë një rezultat të rëndësishëm. Duhet ta fitojmë me dëshirë, mund, djersë. Por me gjithë respektin, mund t’ia dalim”.

Lenjani: “ Lenjani është thirrur 6 nga 9 herë. Kjo thirrje në dy javët e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Unë mendoj, se ai nuk ka shprehur mungesë respekti kundrejt Panuçit dhe Dukës, por ndaj Shqipërisë. Të komentoj një lojtar që shkruan në Instagram, më vjen të qesh, ndaj ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij. Nuk besoj se do vijë herë tjetër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!