Votat shqiptare, faktor në UEFA

Nga Defrim Methasani

Muhamed Sejdini është emri më i ri në krye të Federatës së Maqedonisë së Veriut, duke shënuar një rast unikal në historinë e 27 viteve njohje të këtij shteti, që për herë të parë ka një shqiptar në krye.

Zgjedhja e fundit e Muhamed Sejdinit thuajse me të gjitha votat unanime të delegatëve të kuvendit, përveçse sjell një risi në institucionin numër një të futbollit në vendin fqinj, ka ndryshuar shumë gjëra në rrjedhën e futbollit mbarëshqiptar.

Tashmë janë bërë 3 vota në UEFA, tre shqiptarë që në kësi rastesh bëhen faktor. Një zë i fuqishëm ka lindur në historinë e re të futbollit dhe më domethënës se kurrë.

Armand Duka nga Shqipëria, Agim Ademi nga Kosova dhe se fundmi Muhamed Sejdini në Maqedoninë e Veriut, kanë rritur personalitetin e futbollit shqiptar në sytë e botës.

“De facto” kemi një mingrup parlamentar, në parlamentin e madh të futbollit europian, që të paktën do t’ia ketë nevojën edhe votës së tyre.

Normal që më shumë se zgjedhja e një emri shqiptar, ajo që presim është pritja e madhe që në të tilla raste ndodh mes nesh, për të përfituar në shërbim të cilësisë dhe infrastrukturës së sportit më popullor, futbollit.

Dhe nëse kjo ndodh, vërtet do të ishte një fitore e madhe, që futbolli është pararoja e shqiptarëve në dyert e Europës, që në politikë kanë mbetur akoma në klasë…

2 thoughts on “Votat shqiptare, faktor në UEFA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!