Juventus si shumëkombshe, 15 lojtarë!

Nga Sefer Kikija

Pasi ka përmbysur gjithçka, në një ndeshje perfekte ndaj Atletikos, Juventus është kualifikuar në G8 europiane. Shorti e ka vënë përballë Ajaksit, një ekip simpatik me futbollistë të rinj dhe me një lojë të shpejtë. Të gjithë këtu në Itali e quajnë short të lehtë. Edhe unë kështu, mendoj.

Por futbolli shpesh është kapricioz, nuk është shkencë ekzakte. Fitorja e tyre 4-1 brenda në Madrid, duke eliminuar Realin e madh, duket sikur e step pak Juventusin e CR7-s.

Edhe pse humbi 0-2 me Xhenovën të dielën në mesditë, Juventus ndihet komod me pikët e grumbulluara. 75 të tilla, +15 nga Napoli i vendit të dytë, i jep të drejtën Juventusit për t’u mburrur e krenuar që dhe këtë vit “skudeto” nr. 8 radhazi është hipotekuar.

I vetmi shqetësim i momentit në kampin juventin, është hapja e hetimit nga UEFA për gjestin e Ronaldos, pas tripletës shënuar ndaj Atletikos. Pritet dita e enjte, 21 marsi, ku Komisioni i Disiplinës të marrë një vendim.

Sipas mediave italiane, dy janë mundesitë që janë kundra CR7. Nje gjobë majme në euro dhe një javë skualifikim, që mund të jetë ndeshja në Amsterdam. Por klima te Juventus është e qetë dhe tepër optimiste, të gjithë besojnë se ky do të jetë viti i Juventusit në Champions.

Por le te kthehemi tek ajo që thamë në fillim. Janë 15 futbollistë të Juves të angazhuar me kombëtaret e vendeve të tyre, që do të luajnë këtë fundjavë.

Italia: Perin, Kielini, Bonuçi, Spinazola, Bernadeski, Kin.

Portugalia: Kristiano Ronaldo (kthehet pas 8 muajve), Zhoao Kancelo.

Uruguaji: Rodrigo Bentankur, Martin Kaseres.

Polonia: Vojçiesh Shezni.

Argjentina: Paulo Dibala.

Franca: Blaise Matuidi.

Brazili: Aleks Sandro.

Bosnje-Hercegovina: Miralem Pjaniç.

Të gjithë këta emra, bashkë me të tjerë, si Barzalji, Emre Can, Kuadrado, Kedira, Matia De Shilio, Mandzukiç, të cilat janë larguar nga kombëtaret e tyre, apo nuk janë thirrur kësaj radhe, tregojnë se Juventus është një ekip që përbëhet nga futbollistët e kombëtareve.

(19 mars 2019, Ravena, Itali)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!