Platini: Drejtësia do vendoset…

Mishel Platini, ish-numri “një” i UEFA-s, ka deklaruar së fundi se ai do ta fitojë të drejtën. Francezi u dënua me 8 vite për të qënë larg futbollit, ndërsa  pas rekursit, në CAS të Lozanës e ka reduktuar dënimin në 4 vite pezullimin.

 “Një ditë drejtësia do vendoset. Çfarë bëj?  Jetoj,’– është përgjigjur ish-ikona e Juventus dhe kombëtares së “gjelave”.

Më tej Mishel, ka folur për UEFA-n, qeverinë e futbollit në Europë.   “Nuk dua t’ja di fare. As që dua të flas për të. Asnjeherë nuk kam folur keq apo mirë për askënd. Dikush nuk dëgjon, dikush tjetër nuk merret me mua për arsye politike (FIFA), por sinqerisht nuk ndihem i skualifikuar, aq më teper që dhe dënimin nuk e pranoj në vetvete”.

Akuza se Platini ka marrë nga Sep Blater 1.8 milon euro, francezi thotë se  ka bërë të ditur në kohë.

“I kam treguar të gjitha. Ky dënim imi është një marrezi, drejtësia do të vëndoset”, – ka thënë Platini për mediat italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!