Rinus Mishels, “babai” i futbollit modern

Holandezi Rinus Mishels, konsiderohet si trajneri më i mirë që ka bërë historinë e futbollit modern. Ai është “shpikësi” i futbollit total të shprehur te Ajaksi dhe Barcelona, apo edhe me fitimin e Euro 1988-tës, duke qenë trajner i Holandës.

Prestigjozja franceze France Football ka publikuar renditjen e 50 trajnerëve më të mire që kanë bërë historinë e futbollit modern, duke dhënë për secilin edhe detaje të rëndësishme të karrierës së tyre.

Në krah të holandezit legjendë Mishels, në podin e “shpikësve” janë ngjitur legjenda e Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, i ndjekur nga italiani novator Arrigo Saki, i cili vlerësohet për meritat e ndryshimit të mentalitetit në futbollin italian.

Pas tyre, në vendi e katërt dhe të pestë, renditen Johan Kruif dhe Pep Guardiola që cilësohen si nxënësit e të madhit Mishels, të cilët jo vetëm si futbollistë, por edhe si trajnerë kanë dhënë shumë kontribut për zhvillimin e futbollit modern.

Pas Kruifit dhe Guardiolës, renditet i ashtuquajturi “koloneli”, Valery Lobanovski, ish- trajner i Bashkimit Sovjetik, ndërsa i shtati është “magjistari” Helenio Herrera, që me Interin arriti të sigurojë dy trofe të Kupës së Kampionëve në vitet ‘60.

Më pas i vjen radha Karlo Ançelotit, që mbetet një pikë referimi me sukseset e tij përsonale të arritura në arenën evropiane. Dy trajnerët që plotësojnë 10-shen e parë, janë austriaku Ernst Hapel dhe anglezi Bill Shankley.

Vetëm në vendin e 12-të pozicionohet Xhovani Trapatoni, që bashkë me gjermanin Udo Latek, janë të vetmit që kanë fituar çdo trofe të UEFA-s dhe titujt kampion kombëtar në Itali, Gjermani, Portugali dhe Austri.

Në vendin e 13-të është “special one”, Jose Mourinjo, kurse në të 16-in vjen Marçelo Lipi, midis të paktëve që si trajner ka fituar Champions Leaguen dhe Kupën e Botës.

Në vendin e 21-të është renditur Fabio Kapello, ndërsa i fundit nga italianët në këtë klasifikim, është Antonio Konte, që renditet në vendin e 49-të…

Ja renditja e 50 trajnerëve më të mirë:
1. Rinus Michels
2. Sir Alex Ferguson
3. Arrigo Sacchi
4. Johan Cruyff
5. Pep Guardiola
6. Valeri Lobanovski
7. Helenio Herrera
8. Carlo Ancelotti
9. Ernst Happel
10. Bill Shankly
11. Matt Busby
12. Giovanni Trapattoni
13. José Mourinho
14. Miguel Muñoz
15. Brian Clough
16. Marcello Lippi
17. Nereo Rocco
18. Louis van Gaal
19. Ottmar Hitzfeld
20. Béla Guttmann
21. Fabio Capello
22. Zinedine Zidane
23. Viktor Maslov
24. Herbert Chapman
25. Jupp Heynckes
26. Bob Paisley
27. Jurgen Klopp
28. Albert Batteux
29. Guus Hiddink
30. Udo Lattek
31. Diego Simeone
32. Arsene Wenger
33. Vicente del Bosque
34. Jock Stein
35. Tele Santana
36. Vic Buckingham
37. Rafael Benitez
38. Hennes Weisweller
39. Bobby Robson
40. Dettmar Cramer
41. Mircea Lucescu
42. Tomislav Ivić
43. Stefan Kovacs
44. Luis Aragonés
45. Frank Rijkaard
46. ​​Otto Renhagel
47. Raymond Goethals
48. Marcelo Bielsa
49. Antonio Conte
50. Jean-Claude Suaudeau

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!