Mezani, radha e trajnimit në Kosovë

Vlonjati Gentian Mezani, përfundon të trajnojë te Gjilani. Ish-trajneri i Flamurtarit, Laçit e Luftëtarit, ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Gjilanit në kampionatin kosovar.

Tekniku, i cili iku jo pa polemika nga bluzinjtë, ka pranuar të punojë larg Vlorës dhe aventura të re, e gjen Mezanin para sfidave interesante.

Pas punës dhe largimit të disa teknikëve të njohur shqiptare nga trajnimi në Kosovë, Mezani do të gjëje aty Mirel Josen, që udhëheq Prishtinen.

Skuadra gjilanase, për të evituar rrezikun nga fundi i tabelës, ka vendosur t’i besojë vlonajtit deri në fund të sezonit. Për momentin, Gjilani ndihet i qetë në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!