Finalja e Champions, biletat në shitje…

Duke nisur nga  ora 14 00 e dites së sotme, nis shitja e biletave të finales së  Champions league. Sfida e fundit, finalja, është  programuar për tu zhvilluar në Madrid, në impiantin më të ri të  Atletiko Madrid- “Vanda Metropolitano”.

 Kështu, të interesuarit, do kenë akses të blejnë biletën e finales, në sitin zyrtar të UEFA-s deri në datën21 mars të këtij viti. Uefa, ka zyrtarizuar dhe  numrin e biletave  në  dispozicion. Ata do të jenë 38 mijë  nga 63 .500 vëndet e impiantit spanjoll.

 Për tu theksuar fakti që janë përcaktuar edhe vëndet në dispozicion të  finalistëve. Në total, secila prej tyre, do të ketë mundësi të ulë mbështetësit e skuadres, në sektorë të ndyshëm, 17 mijë njerëz.

 Çmimet e biletave, janë  në vartësi të sektorëve, ndërsa ato, fillojnë nga 70 euro dhe mbrrijnë  deri në 600 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!