Champions: Liverpul i frikshëm, Barça dërrmon Lionin…

Pas tetë sezonesh, Bajern Mynih jashtë. Gjermanët janë gjunjëzuar përballë Liverpulit të Jurgen Klop, i cili triumfoi në Mynih me shifrat 3-1. Dominimi i skuadrave angleze përgjatë këtij edicioni në Champions, u mishërua shkëlqyer në të fundit ditë të takimëve që nisën në fillim të javës.

Natë e zezë për bararezët, ndërsa me zërin e Levandovskit, pas ndeshjes, vetë futbollistët kanë  hedhur akuza të forta ndaj rolit  dhe zgjedhjeve të Niko Kovaç. Befas, në kampin bararez, hapet tema e largimit të kroatit…

Nga ana tjetër, Liverpul, pas asaj paraqitjeje brilante, vijon të mbajë gjallë shpresat për të qenë kompetitiv, jo vetëm në Premier Ligë, por dhe në sofrën e ekipeve që do pretendojnë trofeun më të rëndësishem në Europë.

Në sfiden tjetër, Barcelona bën detyrën, teksa shpartallon Lionin 5-1. “Sporti IM”, në një shkrim të tijin në vigjilje të takimeve të thata në të vajtjes, pati paralajmëruar gola dhe një gjë e tillë u realizua, jo vetëm  te çifti në Mynih, por dhe në takimin mes Barçes dhe Lionit. Si gjithnjë, i papërmbjatshëm Mesi…

“Pleshti” iu përgjigj Ronaldos, me dy gola dhe dy asiste, por argjentinasi pati meritën e madhe post-takimit, ndërsa foli me superlativa për kundërshtarin e tij të përjetshëm, portugezin Kristiano Ronaldo. “Ronaldo dhe Juventus ishin të jashtëzakonshëm. Para atij dueli, mendoja ndyshe. E kam konsideruar Atletikon më të fortë, por Ronaldo pati një mbrëmje magjike duke shënuar 3 gola”, deklaroi Mesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!