Presidenti Duka ia lë “topin” në derë Qeverisë…

Është mbajtur në ambientet e hotel “Tirana International” takimi i shumëpritur mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare, me temë: “Siguri-Reformim-Modernizim”. Presidenti Duka paraqet propozimet e FSHF-së.

Ashtu si pritej, të hënën paradite, në mjediset e hotel “Tirana Internacional”, është mbajtur edhe takimi i shumëpritur midis FSHF-së dhe kryeministrit Edi Rama. Të pranishëm në këtë takim veç zyrtarëve të futbollit shqiptar, kanë qenë të ftuar edhe presidentët dhe përfaqësues të disa klubeve të futbollit.

Takimin e ka hapur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në fjalën e tij paraqiti një projekt të FSHF-së, i cili kishte të bënte me disa ndryshime ligjore, që do të ndihmojnë në menaxhimin më të mirë të futbollit, duke e kthyer atë në një biznes atraktiv edhe për investuesit dhe biznesmenët shqiptarë.

“Futbolli lartëson emrin e një vendi dhe nëse menaxhohet mirë sjell të ardhura të konsiderueshme. Ka pasur paketë me ligje për nisëm e një kryerje të njëkohshme të ndërhyrjeve por që nuk u realizuan. Nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund të zgjidhim disa probleme siç janë formalizimi, taksat fiskale, lehtësira në ligjin e sponsorizimit.

Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve dhe duke pasur stadiume moderne, do të rrisë tregun dhe uroj të kemi më shumë. Prania e tifozëve do të jetë më e madhe. Problemet në futboll nuk janë vetëm të sportit, por të shoqërisë. Shpresoj që ky takim të jetë takim shtysë dhe uroj më të mirën. Nëse ka vullnet politik, mund të zgjidhet gjithçka”, ka thënë Duka.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij ka renditur disa nga problematikat në sport. Ai renditi ndër to formalizmin e klubeve dhe krijimin e lehtësirave fiskale.

“Prania në këtë takim e Kryeminsitrit, tregon se jemi të ndërgjegjshëm dhe njëzëri për rëndësinë e futbollit. Ai lartëson emrin e një vendi në mbarë botë. FSHF ka hartuar që në vitin 2016 një paketë ligjore, të cilat ne besojmë se do t’i japin një zhvillim futbollit shqiptar, ” – tha ndër të tjera Duka, duke renditur pikat:

Nevoja e formalizimit të klubeve profesioniste, duke hequr Tatim-Fitimin për pagat etj.

● Lehtësi Fiskale duke bërë zero TVSH-në për investime në sport.

● Ndryshime në ligjin për Sponsorizimin në Sport.

● Terrenet sportive ti kalojnë në pronësi klubeve sportive pa shpërblim financiar.

● Për çdo investim në terrene sportive, qeveria të marrë pjesë me 50 % të vlerës së investimit. 

● Nëse do ketë kompani bastesh në të ardhmen, një përqindje e fitimit të tyre të shkojë për sportin.

● Ndryshimi për ligjin për sport, duke nisur me ndërhyrjen edhe në kodin penal.

Ai ka folur më tej edhe për rritjen e bashkëpunimit mes Prokurorisë, me qëllim që të shmangen rastet e trukimit të ndeshjeve.

“Kështu do ketë rezultate të ndjeshme për rritjen e cilësisë sportive. Ka nevojë për ndërhyrjen për Prokurorinë e Përgjithshme, që nuk i është përgjigjur deri më sot ftesës së FSHF-së, siç është trukimi i ndeshjeve. Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve duke pasur stadiume më të mira. Kjo bën që pjesëmarrja e spektatorëve të jetë më e mirë. Problemet në futbollin shqiptar nuk janë probleme vetëm të sportit,”-tha ndër të tjera, Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!