Kryeministri Rama: 3 vjet burg kush futet në fushë!

Kryeministrit Rama në takimin me FHSF-në dhe presidentët e klubeve të futbollit theksoi se do të merren masa të menjëhershme ndaj dhunës në futboll, pasi ligji për sportet do të ndryshojë dhe ata persona të paautorizuar që hynë në fushë dhe shkaktojnë dhunë do të ndëshkohen nga Kodi Penal me 3 vite burg. Numri 1 i shtetit në bashkëbisedimin në tryezën e përbashkët me presidentin e FSHF, Armand Duka preku edhe shumë tema të tjera, ndërsa bëri publike edhe lehtësirat që pritet të ofrojë qeveria te të gjithë ata persona që investojnë në futboll.

“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më. Policia e Shtetit dhe FSHF, mos ia lenë topin njëri-tjetërit por të bashkëpunojnë. Rikthimi i Policisë në stadiume do të kërkonte amendimin e ligjit dhe një vendim të posaçëm. Unë besoj se aq sa e rëndësishme është që të policia të përfshihet, aq e rëndësishme është që të mos mbetemi thjeshtë te policia.

Shqetësimi mbetet te impianetet sportive. Ka mjaft impaiante që nuk i kanë parametrat minimale të sigurisë. Duhet bashkërisht të garantojmë monitorimin me kamera të të gjitha imipaneteve. Teknologjia na jep mundësi.

Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg.  Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal.

Klubet i deklarojnë rrogat sikur të ishin fasone. Nuk do të ketë më kështu. Çdo klub duhet të deklarojë të ardhurat e futbollistëve. Asnjë klub nuk zbaton ligjin. Do të ketë lehtësira për sa i përket tatimit mbi fitimin. Do të vendosim një afat të caktuar kohor.

Flasim për stadiumet, por nuk kemi asnjë stadium të menaxhuar normalisht. FSHF është bërë si ambulancë që merr përsipër menaxhimin. Duhet që bashkitë së bashku me klubet të futen në një logjik të re. Duhet të diskutojmë seriozisht për një fond për infrastrukturën sportive. U takon pronarëve të klubit që të bëjnë administrimin e stadiumit. Propozoj të kthejmë futbollin në një industri të mirfilltë.

Do të krijojmë komisione dhe grupe të veçanta. Secili grup me aspektet e caktuara. E fundit që kam është nevoja për të parë mundësinë për zgjidhjen e arbitrazhit gjyqësor. Pse mos krijohet një strukturë këtu, por të shkohet deri në Lozanë. Për sa i përket dhunës, nuk do të tolerohet më askush.

Për pikat e tjera, t’i kemi mbyllur si materiale, brenda 100 ditësh. Jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht, federatën dhe futbollin. Së shpejti do të kemi stadiumin e Kukësit, si dhe kemi në radhë stadiumet e tjera, si Durrësi, Vlora, Fieri, etj. Futboll pa lek nuk bëhet. Me 100 tifozë depresiv, që vijnë të dielave, për të ushtruar talentin e tyre si mundës dhe boksierë, nuk i duhet dreqit jo më futbollit “, – u shpreh kryeministri Rama në takimin me FSHF-në dhe presidentët e klubeve të futbollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!