Kuartet kundër dhunës…

Të hënën, mesa duket do të vendoset fati i kampionateve të futbollit shqiptar. Pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti, në fundin e ndeshjes Kamza – Laçi (1-1), reagimi i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit ka qenë mjaft i ashpër.

Ata jo vetëm kanë denoncuar dhunën, por edhe kanë vendosur bojkotimin e kampionateve kombëtare këtë fundjavë. Sipas tyre, prania e Policisë së Shtetit është edhe e vetmja mënyrë për të krijuar garanci për të jetën e tyre, por edhe për të ruajtur rendin në vazhdimësinë e garës.

Në sintoni me gjyqtarët kanë qenë edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët kërkojnë rikthimin e Policisë së Shtetit në fushat dhe stadiumet tona të futbollit.

Në këtë klimë të tensionuar, replikash të ndërsjellta dhe të bojkotit të gjyqtarëve, të enjten pasdite presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama.

Sipas burimeve të sigurta të “Sporti IM”, është mësuar se të hënën, kreu i qeverisë, kryeministri Rama, ministri i rendit Lleshaj, kryeprokurorja Marku, si dhe presidenti i FSHF-së Duka, të katër së bashku, do të takohen së bashku për të diskutuar për situatën e krijuar.

Me shumë gjasa, forcat e Policisë së Shtetit do të rikthehen pranë fushave të futbollit, duke parë ndonjë mundësi për të përfituar edhe diçka financiarisht.

Gjithashtu në këtë takim pritet të diskutohen edhe masat që duhen për të parandaluar aktet e dhunës, si dhe të ndëshkimit të tyre, gjë që kërkon edhe rishikimin e kuadrit ligjor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!