Përparim Daiu: Trajningu? Nuk ia vlen

“Sporti IM”, ndoqi sot në Tiranë, takimin e organizuar nga klubi Partizani  në nder të Panajot Panos. Natyrisht shumica e të ftuarve, ishin me histori të kuqe. Njëri nga ata, figuronte edhe kavajasi Përparim Daiu.

Ish-futbollisti i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, para disa edicioneve, pas mbylljes me futbollin e luajtur, provoi në fushën e trajnimit, duke dhënë kontributin e tij modest. Por së  fundi, “daja” ka vendosur të ushtrohet me punë të tjera, duke lënë në mes profesionin e trajnerit të një skuadre.

 I pyetur nga “Sporti IM”, Daiu tha, se nuk do të ndahet asnjëherë nga  fusha e sportit, zhvillimet e tij, ndërsa theksoi se një aventurë në krye të skuadrave tona, është zgjedhje jo e duhur.

Në fakt, 48-vjeçari ka drejtuar më herët skuadra, si Besa, Shkumbini, Laçi, Burreli, Tomorri, por si duket, kjo nismë e ish-mbrojtësit potent, është sfumuar me kalimin e kohës.

“Jam këtu për të nderuar Panon. Klubi i Partizanit, një histori suksesi dhe  për mua, bën mirë që e kujton mjeshtrin e madh. Kjo do të thotë se klubi respekton legjendat, ata që me kontributin e tyre, dhanë një dorë goxha të rëndësishme në madhështinë e skuadrës në vite”.

Trajner i një  skuadre? “Nuk është në planet e mia të afërta. Ka pasur presidentë apo drejtues klubesh, që nuk më kanë dhënë asnjë pagë dhe ky është motiv i rëndësishem për të qëndruar larg drejtimit të  një skuadre,” – u shpreh Përparim Daiu, i cili ka dy urime për Partizanin dhe Besën.A

“Dëshiroj që Partizani të shpallet kampion dhe Besa të ngjitet në superiore. Janë dy skuadrat e mia të zemres, ”- e mbylli kavajasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!