Ahmataj: Luftëtari ka fituar besim..

Elbasanasi Julian Ahmataj, u ftua nga presidenca e Luftëtarit për të drejtuar skuadrën në janar. Menjëherë pas degradimit në sfiden shtëpiake me krutanët, ndërsa bluzinjtë u shpartalluan në shifra 1-5, presidenti klubit Tavo, emëroi 39-të vjeçarin si pasues të Mezanit.

Në fakt,tekniku e mori timonin në çastin më delikat të mundëshem por sfida e parë e Ahmatajit, në krye të Luftëtarit në Laç me vëndasit pretendentë, rezultoi efikase. Tri pikët e para, ja lanë vëndin tri barazimeve (përfshi kupen),ndërsa këtë fundjavë, jugorët e vëndit të tetë, do duhet të bëjnë mirë llogaritë me skuadrën më në formë të momentit-Teuten.

“Do luftojmë deri në fund për ta ringjallur këtë grup. Natyrisht, na presin takime të forta por ne jemi këtu, për ti stërvitur e motivuar djemtë për të bërë më të miren në fushë. Kemi besim se do ja dalim”-është shprehur tekniku i gjirokastritëve.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë lëvizjet gjatë përballjes me ish skuadren e tij të Teutes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!