Stojku, trajneri i ri i Kamzës…

Vetëm 24 orë ka mbetur bosh pankina e skuadrës periferike të kryeqytetit. Elbasanasi Gentian Stojku do të jetë trajneri i ri i Kamzës.

Pas humbjes 1-0 ndaj Kastriotit brenda në shtëpi, ndeshje që u shoqërua edhe me dorëheqjes e trajnerit Ernest Gjoka, drejtuesit e skuadrës kamzalije kanë nxituar për të gjetur timonierin e ri, që do të drejtojë ekipin e tyre për vazhdimin e kampionatit.

Dhe nuk e kanë gjetur larg. Ata i kanë “rrëmbyer” shijakasve teknikun Stojku, i cili të dielën ka drejtuar skuadrën e Erzenit, e cila e ka siguruar pjesëmarrjen në 5-shen e parë të grupit A në kampionatin e kategorisë së parë.

Elbasanasi Gentian Stojku, më herët ka drejtuar edhe ekipet e Pogradecit, Sopotit, apo Tomorit, duke grumbulluar një përvojë të konsiderueshme në kampionatin e futbollit inferior.

Debutimi i tij në krye të pankinës së Kamzës, është përvoja e tij e parë si teknik në futbollin elitar shqiptar…

Pas largimit të Bledar Devollit, Klodian Duros dhe Ernest Gjokës, trajneri i ri Gentian Stojku ka marrë përsipër detyrën për të vazhduar garën e vështirë të mbijetesës me synim shpëtimin e skuadrën e Kamzës nga rënia prej kategorisë Superiore.

Pas javës së 22-të të kampionatit të 80-të kombëtar të Superiores, skuadra e Kamzës renditet në vendin e fundit me 16 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!