Zhunior përfundon në Tajlandë
Sulmuesi brazilian i Partizanit që prej janarit të vitit të kaluar, vendos “veton” dhe merr vendimin për tu larguar nga të kuqtë.
Sipas Supersport, Stenio Zhunior, pasi u lirua nga kontrata pati vemendjen e disa skuadrave të Superiores por dhe nga Superliga e Kosovës.
Megjithatë 30 vjeçari do të vijojë karrierën në Tajlandë. Sulmuesi i linjës së majtë mësohet se ka arritur marrëveshjen me një nga klubet e kampionatit tajlandez dhe sipas burimit, shpejt do të vijë edhe konfirmimi zyrtar.
Te Partizani në sezonin e fundit Zhunior e mbylli me 19 gola e 10 asiste, nga të cilët 4 gola dhe 3 asiste i dhuroi në Conference League.
Stenio Zhunior vite më parë luajti te Shkëndija e Tetovës e Pelister Bitola në në Maqedoninë e Veriut.