U largua nga Laçi, Shehu: Ndjej vetëm falenderime

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, mesfushori 23-vjeçar njoftoi se e ka mbyllur përvojën me ekipin bardhezi.
Shehu pritet të prezantohet në Poloni te skuadra Vidzev Lodz e cila veç mesfushorit po tenton edhe sulmuesin e Tiranës Taulant Seferin.
Mesazhi i Shehut:
“Dua t’ju njoftoj se nga ky moment nuk do të jem më pjesë e skuadrës së KF Laçit. Fjalët nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të përshkruar atë çfarë kam kaluar këto 3 vite.
Çfarë ndiej në këto momente janë vetëm falënderime dhe mirënjohje për çdo njeri me të cilin kam punuar nga dita e parë deri më tani.
Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, veçanërisht Presidentin e Ekipit, gjithashtu falënderoj çdo trajner me të cilin kam punuar gjatë këtyre viteve, së bashku me stafet e tyre, që më kanë ndihmuar të përmirësohem çdo ditë dhe të jem ky që jam sot.
Falënderoj shokët e skuadrës me të cilët kam kaluar 3 vitë të paharrueshme dhe momente fantastike.
Gjithashtu, falënderoj tifozët laçianë që na kanë mbështetur dhe kanë qenë gjithmonë aty sa herë ekipi ka pasur nevojë.
FALEMINDERIT KF LACI,
Juljan Shehu.”