Tirana afron sulmuesin Dardan

Toli ka dërguar klubin në gjyq, por te kampionët e vendit ka zhvillime në hyrje. Në Turqi për fazën në 13 qershor. Kryeqytetasit do luajnë në turin e parë të Champions League.

Tirana godet ‘dy herë’ në merkato. Pas Aleksit të zyrtarizuar si lëvizja e parë, kampionët e vendit kanë njoftuar në Instagram se kanë nënshkruar me sulmuesin kosovar Florent Hasani.

Hasani ishte pjesë e Gyrmot në kampioatin hungarez por skuadra u rrëzua nga kategoria dhe shumë futbollistë kanë dalë të lirë. 25-vjeçari nga Vushtrria ka provuar të luajë edhe në Izrael me Hapoel Kfar Saba, Diosgyor në Hungari dhe Kosovë me Vushtrria dhe Trepça ‘89.

Ndërkohë sot bardheblutë kanë zyrtarizuar edhe Krstijan Toshevskin.

Klubi shkruan:

“Kristijan Toshevski qëndron në kampin e kampionëve. Lojtari do të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshem. Mbrojtësi do të vijojë t’i shërbejë sërish ngjyrave bardheblu në arritjen e objektivave të reja.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!