Trofeu/ Lushkja ‘Sherifi i madh’, supergol në Kupë
Sherif Tiraspol fitoi Kupën e Moldavisë për herë të 11-të në histori, vendos Regi Lushkja.
Regi Lushkja në histori. Ish fantazisti i Laçit, pjesë e Sherif Tiraspol që nga janari i këtij viti, u shpall kampion me moldavët ndërsa të shtunën shënoi një supergol në finalen e Kupës së Moldavisë duke i dhënë skuadres dhe vetes trofeun e dytë në pak kohë.
Në finale, kampionët fituan 1-0 ndaj Sfintul Gheorghe falë golit të ish-kapitenit të Laçit në minutën 90+5’.
Përballë skuadrës moldave me të cilin ka laujtur Partizani një sezon më parë, 26-vjeçari e nisi si titullar për të rezultuar vendimtar në ‘scadere’.
Kavajasi vendosi gjithçka me një të djathtë fantastike që u ndal në trekëndëshin e majtë të portës kundërshtare.
Video: