Kastrioti nuk njeh rival, sytë nga Europa

Presidenti i Kastriotit, Alban Vogli: “Na llogarisni edhe ne, i kemi kartat në rregull për…europën”

Superiore java e 31: Kastrioti-Egnatia 2-1 (E. Hasani 72, B. Greca 86’/ Pedro Augusto 61′)

Kastrioti i çudirave historike në futbollin elitar. Si kurrë më parë krutanët me Emiliano Çelën në stol arrijnë të fitojnë 8 takime nga 9 të mundura radhazi duke u katapultuar te zona e pretendimëve europiave.

Sot në Kamëz’ Kastrioti-Egnatia u ndal te shifrat teknikë 2-1. Por tej asaj që përcillet në dy radhë’ kjo sfidë ishte një superbetejë e dy skuadrave në fushë.

Nëse në pjesën e parë Greca dhe Delarzh goditen shtyllat pingule në të dytën pati gjithëçka që mbart një duel futbolli. Fillimisht goli i bukur i Pedro Augustos për rrogozhinasit në të 61′

Më pas barazimi nga njeriu i ndeshjes Edon Hasani për krutanët në të 72′. Penalltia e humbur e Gzim Krasniqit, traversa e plotë e Adolf Selmanit dhe në fund goli i përmbysjes nga Bedri Greca në të 86′. Krutanët shtojë tri pikë dhe me 43 të tilla e 15 në lojë, janë gjithë entuziasëm për të ecur drejt zonës europiane. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!