Vllaznia tri pikë europiane, Hakaj…

Java e 31: Vllaznia- Skënderbeu 1-0 (Hakaj 58′)

Vllaznia pa Ardit Krymin sot në formacion, mori një fitore cinike ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi”. Një sfidë e cila u luajt thujase në nivel të barabartë në 45′.

Pjesa e dytë nisi me një gol nga ana e shkodranëve, që rezultoi të ishte i vetmi deri në fund. Ishte minuta e 58′ teksa mbrojtësi anësor Esin Hakaj u gjënd në zonë duke mundur portierin Rexhepi për 1-0 final.

Gjërat u përkeqësuan më tej për korçarët, të cilët ngelën me 10 lojtarë, pas të kuqes së Dumfur.

Më në fund Elvis Plori pasi ka siguruar finalen e Kupës së 70 të Shqipërisë, merr edhe fitoren e parë në kampionat. Këto tri pikë e afrojnë ndjeshëm Vllazninë me zonën e Cl ndërsa e kundrta ngjet me korçarët të cilët janë me shpresa matematikore për të qëndruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!