Shehi: Dinamo? Vanoli na konfuzon, fitojmë

Derbi 142 mes Tiranës dhe Dinamos do të zhvillohet nesër në ‘Elbasan Arena’ në 16:45.

Para kësaj sfidetë javës së 26-të Abissnet Superiore, trajneri i Tiranës Orges Shehi doli para mediave mengjesin e sotëm duke prekur tema të ndryshme.

Bardheblutë me 11 javë nga fundi kryesojnë me 10 pikë më shumë se Laçi i vendit të dytë. Ndaj bluve nuk do të ketë mbrojtësin Najdovski.

Shehi:

Kemi një distancë prej 10 pikësh me ndjekësit, por kjo bie poshtë duke llogaritur sa pikë janë në lojë. Duhet të fokusohemi te vazhdimësia, kemi edhe 11 pengesa. E para është kjo ndaj Dinamos, pa marrë parasysh distancën e pikëve që kemi me të tjerët.

Vanoli debuton te Dinamo? “Ndërrimi i trajnerit të konfuzon pak, na e vështirëson pak situatën. Na mbetet për të marrë masat. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të qetë për të marrë masat për mënyrën e rreshtimit dhe lojën e kundërshtarit.

Kemi bërë një kampionat të mirë, kemi bërë mirë ndaj kundërshtarëve, si ndaj Dinamos. Derbi është derbi, Dinamo ka lojtarë cilësorë, por situatat ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje. Dinamo kërkon vlerësimin maksimal.”

4 ndeshje jashtë…“Me mbylljen e ‘Air Albania’ do i luajmë jashtë të gjithë ndeshjet, por jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e nesërmen ndaj Dinamos”.

Largimi i Fagut? “Ishim të përgatitur, e dinim që do largohej. Ai është larguar për motive familjare jashtë Shqipërisë. Është shpejt për të marrë pjesëtarë të tjerë të stafit. Do jetë vetëm Kristi (Vangjeli)”.

Titulli? “Janë 33 pikë në lojë, por ne duhet të shohim veten tonë. Përqendrimi dhe impenjimi janë shumë të rëndësishme. Në këtë moment duhet vlerësim dhe mund për djersën tonë, të vazhdojmë me të njëjtin impenjim.”

Presidenti ju ka konfirmuar… “Ai merr vendimet, por epiqendra jonë është ndeshja me Dinamon. Trajnerët te Tirana shkojnë dhe vijnë, e rëndësishme është të arrijmë objektivin tonë dhe të bëjmë krenarë tifozët, klubin dhe pjesëtaret e skuadrës. Është privilegj të jesh trajner i Tiranës, është kënaqësi e madhe. Çdokush do të donte të ishte pjesë e këtij klubi për një kohë të gjatë”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!