Struga në gjysmëfinale, eleminon Shkëndijën
Në Maqedoninë e Veriut u luajtën sot tri takime nga katër të parashikuara për 1/4 e Kupës së vendit fqinj.
Me Pelister- Vardar të pezulluar, duelet e tjera sot ishin:
Makedonja GP– Shkupi 0-0 (4-1 penallti), Shkëndija- Struga 0-0 (3-4 penallti) dhe Sileks– Bregalnica 1-1 (5-4 penallti).
Surpriza ndërshqiptare teksa Shkëndija eleminohet nga Struga por e veçanta e madhe lidhet me përcaktimin te të tri takimet e skuadrave të kualifikuara me anë të penalltive./Sportiim.al/