Risia/ Valon Et’hemi grumbullohet nga Maqedonia e Veriut

Ish-futbollisti i Mamurrasit dhe Kukësit i bashkohet përfqësueses fqinje të MV

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski shpalli sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit të vlefëshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Maqedonia e Veriut përballet me Armeninë në transfertë me 11 nëntor dhe më pas ndaj Islandës me 14 nëntor në Shkup. Valon Et’hemi i Istanbullspor debuton, ndërsa mungon Arijan Ademi.

Në pragë të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese në Grupin J, kundër Armenisë dhe Islandës, tekniku Bllagoja Milevski duke folur për listën shtoi se në grupin me 24 futbollistë, për shkak dëmtimesh, Arijan Ademi, Boban Nikolov dhe Deni Iliev nuk do mund të jenë të gatshëm.

Për debutuesin Valon Et’emi tashmë me prezencë në Turqi te Istanbulspor tha se bëhet fjalë për një futbollist që ka cilësi e perspektivë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!