Shkëmbi: Fitorja me Kastriotin na jep qetësi

Trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi nuk po arrin të lubrifkojë si duhet ingranazhet e një grupi mbushur me cilësi. Klubi i traditës, endet në zonën e poshtme duke vënë në pikëpyetje objektivët e tij sezonalë.

Porta me dy portierë klasi (Bakaj, Harizaj) një Sofranak, Imami, Isaevski në prapavijë, për të vijuar me emra përpara si Siljanovski, Redon Mihana, Çinedu e kulmuar me Agim Ibraimin do ti kishte zili çdo klub në Superiore.

Për sfidën e nesërme me Kastriotin, korçari sot në konferencë thotë:

Shkëmbi:

Situata?-Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjithnjë mendon se mund të kishe bërë ndryshe, diçka më mirë. Peng ndoshta kam atë ndeshje me Laçin dhe Partizanin. Duhej të bënim më shumë, në disa ndeshje kemi bërë mirë, por nuk kemi marrën rezultatin. Por, këtë fazë janë tre ndeshjet, dy me Tiranën një në kupë dhe kampionat dhe ndeshja në Shkodër ku duhet të ishim sjellë shumë ndryshe”.

Përballja me Kastriotin?“E shikoj një ndeshje të vështirë, të gjitha skuadrat nuk kanë disnivel. Nuk ka një skuadër që dominon për 90 minuta. Kastrioti armën kryesore ka luftën sportive dhe këtë e dimë. Është një ndeshje që duhet të bëjmë mbi maksimumin dhe këto tre pikë do të na jepnin qetësi për vazhdimësinë.

Duke marrë shkas nga ndeshja e fundit, rastet e pastra duhet t’i shënojmë dhe të jemi më të përqëndruar në fazën mbrojtëse. Kundërshtarët na rrezikojnë ose shënojnë që në momentin e parë, por përmirësimi vjen ndeshje pas ndeshje dhe jo me buton”.

Gjendja e skuadrës, kush mungon? -“Nuk janë në dispozicion po ata futbollistë që nuk ishin as me Egnatian. Sidibe, Bardhi, Haxhiu do të vazhdojnë të na mungojnë, por mungesat nuk janë justifikim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!