Skënderbeu-Tirana pa fitues

Skënderbeu- Tirana 0-0

Skënderbeu- Tirana në ndeshjen e orës 16:45, për aktin e dytë të javës së 10 Abissnet Superiore nuk arritën të shënonin qoftë dhe një gol. Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë formacionet ideale paçka se te Tirana, Xhixha e Behiratçe nuk mund të aktivizohen ndërsa te vendasit sulmuesi kryesor Elvi Berisha u hodh në fushë në fundin e pjesës së parë.

Përgjithësisht një ndeshje me ritëm të ulët. Në pjesën e dytë ritmi u rrit disi por gola nuk pati. Tirana në kuotën e 21 pikëve por nëse Kukësi fiton me Egnatian diferenca në pikë mund të shkojë në një pikë larg.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Zhan Viktor, Moraes, Mara, Nikaj, Meksi, Dumfur, Sadriu, Mensah, Tr: M.Memelli

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Hoxhallari, Ismajlgeci, Hoti, Toli, Limaj, Seferi, Ngo, Tr: O.Shehi

Nessuna descrizione disponibile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!