Martini: Rezultatet e mira do vijnë

Teuta luan nesër ndaj Partizanit në Elbasan për javën e 10-të të Abissnet Superiore me start orën 19:45.

Durrsakët nuk po kalojnë një situatë të mirë pasi në tri takime kanë marrë vetëm dy pikë. Trajneri Edi Martini sot tregoi para mediave se lojrat e Teutës do të vijnë në rritje e për pasojë edhe treguesit teknikë.

Martini:

Faza e parë?

“Gjithmonë shohim ndeshjen e radhës, nuk është koha për analizë fazash. Disa gjëra nuk kanë shkuar si duhet, nuk është momenti të qahemi. Le të bëhemi gati për Partizanin.

Presim çdo ndeshje që ekipi të bëjë lojën e vet. Jam i bindur që do ia arrijmë. Me lojëra të mira merren edhe rezultatet. Jam i bindur për të marrë tre pikëshin.”

Dëmtimet?

“Koubemba ka pasur dëmtim, Gorgiev do kohën e vet të përshtatet. Do na ndihmojnë si lojtarë. Partizanin e respektoj, i druhem Partizanit kur është në ujëra të turbullta. Është më i rrezikshëm në këto kushte.

Kampionati do bëhet sikur vjet. Arritëm më fund të parët dhe do mundohemi t’ia dalim sërish. Kemi Todorovksin në dyshim, e zëvendëson Idrizaj më së miri. Jemi gati për sfidën e nesërme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!