Kukësi pret Egnatian në Laç

Skuadra më në formë e Superiores, Kukësi, në pritje të inagurimit të ‘Zeqir Ymeri’-t, spostohet në Kurbin.

Kukësi rikthehet të luajë në stadiumin ‘Laçi’. Jo me bardhezinjtë vendas por si vendas ndaj Egnatias së Rrogozhinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë institucioni i futbollit në kryeqytet duke shpjeguar ditën dhe orën.

Ato janë e diel ora 13:45. Kështu plotësohet pazëlli gjeografik i javës së dhjetë të Abissnet Superiore.

Java nis nesër ( e premte) në Elbasan Arena me Partizani- Teuta vijon të shtunën me Skënderbeu- Tirana dhe Vllaznia- Laçi ndërsa të dielën Kukësi- Egnatia në Laç dhe Dinamo-Kastrioti në ‘Elbasan Arena’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!