Provat zyrtare/ Verstapen thyen Hamilton, niset i pari
Pritet një duel i ashpër në pistë pas ‘xixave’ në prova (të premten) mes Verstapen dhe Hamilton.
Klas në çastet e fundit të provave zyrtare. Maks Verstapen, holandezi i Red Bull me një manovër magjike, arrin pole position e GP-së së SHBA-së, duke thyer për startin e garës së sotme pikërisht rivalin e madh për titullin kampion bote në Formula1, Luis Hamilton.
Me 209 të mijëtat Verstepen ia del të thyejë britanikun por dhe hegjemoninë e pandalshme të Mercedesit në ‘Circuit Of The Americas’. I treti Serxhio Perez. Nga grila e dytë do të nisin Sharls Leklerk, Karlos Sainz dhe Daniel Riçardo.
Favorizuar nga fakti që finlandezi i Mercedes Valteri Botas është i penalizuar për të nisur i nënti (arriti i katërti por për zëvendësimin e motorit spostohet i 9-ti).
Klasifikimi i pilotëve, me 6 gara nga fundi, udhëhiqet nga Verstapen me 262,5 pikë. Ndjek Hamilton me 256.5 pikë.
Radha e nisjes në orën 21:00 (ora e Shqipërisë) në Austin USA.