Botas trofeu i dhjetë, Verstapen kryeson Botërorin

Gara e fundit sezonale në Europë, Formula 1, me 6 gara përmbyllëse në Amerikë dhe Azi.

Vjen fitorja e 10-të e Valteri Botas me Mercedes. Numri 77 i skuderisë gjermane ishte i pagabueshëm në pistën e Stambollit thuajse përgjatë gjithë kohës e lagur me shi.

Impresionues Serxhio Perez me Red Bull i cili mbajti për shumë kohë prapa Luis Hamilton të nisur nga vendi i 11-të pas vendimit të komisarëve të garës për parregullsi në manovrat e mekanikëve në makinë.

Nga ana tjetër Ferrari me Sharls Leklerk u vu për disa xhiro në krye të garës por strategjia vetjake e monegasit për të mos u futur në bokse, dëmtoi në fund për të mbyllur i katërti. Fantastik ferraristi tjetër Karlos Sainz i nisur i fundit për të mbyllur i teti.

Renditja e pilotëve pas garës së sotme në Turqi, i takon holandezit Maks Verstapen me 6 pikë më shumë se vendi i dytë. Me Hamilton prapa, piloti numër 33 i Red Bull u shfaq i qëndrueshëm duke ruajtur vendin e dytë nga fillimi në fund.

Renditja e sotme:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!