‘Topps Company’ zgjat kontraten me UEFA-n

Media italiane TuttomerkatoWeb.com njofton se UEFA ka zgjatur kontratën me kompaninë ‘Topps Company’, me bazë aktiviteti koleksionet sportive. Referuar njoftimit të vetë kompanisë…


“Topps Company ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e marrëveshjes ekskluzive me UEFA -n si një partner zyrtar. Përveç Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Topps e cila ka qenë lider në sektorin e koleksioneve sportive për vite me radhë, ka siguruar edhe një herë të drejtat për UEFA Europa League, UEFA Champions League për Femra por dhe të Konferenca League.”

Në këtë mënyrë Topps vazhdon të zgjerojë portofolin e tij të produkteve dhe krijon një tjetër hap me perspektivë të inovacionit dhe rritjes, duke e çuar botën e koleksioneve në një nivel më të lartë.

Ndërkaq komenti nga zyrtari kryesor i Marketingut të kompanisë për këtë kontratë të re, Patrick Raush ishte: “Është mirë të jemi në gjendje t’i ofrojmë komunitetit tonë dhe tifozëve të futbollit në të gjithë Europën dhe në mbarë botën jo vetëm lojtarët më të mirë, por edhe momentet më të mira të sezonit të ardhshëm.

Si partneri ekskluziv i UEFA -s për tregtimin e kartave, ne jo vetëm që po bëjmë një hap të madh përpara në të ardhmen tonë së bashku, por gjithashtu po i çojmë koleksionet në nivelin tjetër. Vetëm Topps ofron produkte fizike dhe dixhitale për Ligën e Kampionëve UEFA dhe të gjitha garat e tjera të klubeve UEFA nga sezoni 2021/2022 e në vijim ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!