Në Berlin mbërrin logoja e Euro 2024

Logoja e ‘Euro 2024’ u zbulua këtë mbrëmje në Olympiastadion në Berlin, Gjermani, vendi ku turneu do të zhvillohet në më pak se tre vjet në dhjetë qytete.

Logoja e turneut përbëhet nga flamujt e 55 federatave anëtare të UEFA -s dhe ngjyrat e tyre të cilat mblidhen në kombinime të ndryshme, duke pasqyruar formën e kulmit të Olympiastadion.

Kupa e famshme Henri Delaunay spikat në qendër të logos, ndërsa 24 segmentet me ngjyrë rreth trofeut përfaqësojnë 24 skuadrat pjesëmarrëse në Kampionatin Europian.

Slogani ‘Të bashkuar në futboll’. Ai jep mesazhin e unitetit, grumbullimit dhe përfshirjes. Ndeshjet do të luhën në stadiumet në Berlin, Këln, Dortmund, Duseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburg, Leipzig, Mynih dhe Shtutgart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!