Italia e treta, Nations mbyll me finalen…
Nations League (vendi i 3/4) Itali- Belgjikë 2-1
Do të jetë një ndeshje stërvitore deklaronte Tibo Kurtua portieri i Belgjikës fill pas gjysmëfinales me Francën (2-3) lidhur me ndeshjen per vendin e tretë ndaj Italisë për Nations League.
Në fakt dueli Itali- Belgjikë nuk figuroi i tillë pasi dueli i sotëm luajtur në Totino ishte i ndezur. Kryesisht në pjesën e dytë teksa Italia shënoi dy gola e pësoi një të vetëm.
Sapo startoi e dyta, Nikolo Barela kaloi Italinë përpara me një supergol duke paralamëruar ritëm në vijim.
Më pas, vendasit e Mançinit, fituan një penallti ndërsa Berardi u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit duke shënuar të dytin. Në fund belgët ia dolën të shënojnë një gol me Ketelar që futi një top mes këmbëve të Donarumës për 2-1 final.
Finalja Spanjë- Francë në 20:45 në ‘San Siro’.