Kukësi tri pikë ndaj Kastriotit
Abissnet Superiore, java e 2-të; Kukësi- Kastrioti 3-1 (Ndreca 39′, Edi Basha 46′,68’/ Arbër Basha 27′)
Kukësi ndryshe nga skuadrat e tjera të Superiores, arrin të shfaqet diktues në këtë start të kampionatit të 83 kombëtar të futbollit. Në javën e dytë figuron e vetmja skuadër që arrin të marrë tri pikë të plota.
Në fakt në ndeshjën përmbyllëse të javës, kuksianët e teknikut Diego Longo, pritës në ‘Elbasan Arena’, u ndeshën me Kastriotin e Krujës i cili duket se nuk e ka atë marshin e edicionit të kaluar.
Shifrat në fund u vulosën 3-1 për verilindorët me një supergol të laçianit Edison Ndreca dhe më pas dy golëshi vendimtar realizuar nga kroati Edi Basha. Kastrioti nga ana e tij hapi i pari serinë e golave teksa Arbër Basha depozitoi me klas në rrjetë një top të ardhur nga e djathta.