Skuadrat e kryeqytetit në 2021-22…


Në 10 shtator, starton i 83-ti me Teuta- Partizani në ‘Elbasan Arena’. Tirana-Skënderbeu (11) dhe Kastrioti- Dinamo (12), kryeqytetaset në start…

Pas dominimit absolut të Skënderbeut në dekadën e kaluar, rënjës cilësore dhe një sërë problemesh me gjykatat ndërkombëtare të korçarëve për drejtësi, vitet e fundit në Superiore, u rikthyen ekipet e kryeqytetit.

Fillimisht Partizani me titullin kampion 2018-19 dhe fill pas të kuqëve në fron ngjitet Tirana (2019-2020). Për të sigluar trofeun e 25 të në histori.

Ndërkaq jo larg kryeqytetit, në Durrës, Teuta u shpall kampione (në fuqi) për edicionin futbollistik 2020-21.

Por me rikthimin e Dinamos dhe faktorit merkato të kryer nga blutë, duket se ‘trinomi’ i hershëm Tirana- Dinamo- Partizani (25, 18, 16 tituj respektivë), do luftojnë sërish për të rimarrë tituj e Kupa.

Përforcimet e tyre në sesionin e verës në merkato, i veshin ata me objektivë seriozë. Natyrisht klubet e njohura nga Tirana përpos ‘luftës mes vetes’,do kenë punë me kandidate të forta si Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi…

‘Sporti im.al‘ ofron formacionet ‘Tip’ të skuadrave të kryeqytetit. Llogaritë në fund të edicionit të 83- të Kategorisë Superiore.

Tirana:

Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajgeci; Totre, Limaj, Seferi, Hoti, Xhixha; Ngo: Tr: O. Shehi.

Partizani:

Hoxha: A. Marku, Damçevski, Belica, Musta; Murataj, Kaçe, H. Marku, Mala, Kardozo, Zhunior. Tr: I. Daja

Dinamo:

E. Bakaj; Isaevski, Imami, Sofranak, Maliqi, Sidibe, Ibraimi, E. Gavazaj, Bardhi, Mihana, Çinedu. Tr: B. Shkëmbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!