Laçi/ Rikonstruksion stadiumit, autobuz të ri, dhe një Ujka të rikthyer…

Kurbinasit në luftë me kohën, nesër impianti gati për “firmë”.

Zhvillime intensive te klubi i Laçit. Pragu i edicionit të 83- kombëtar e gjën skuadrën e teknikut Dejan Vukiçeviç thuajse gati për të luajtur takimin e ditës së shtunë, ora 13:45, me shkodranët e Vllaznisë.

Ndërkaq Serxhio Ujka mesfushori sulmues i cili ishte pjesë e Bylis sezonin e kaluar, është bashkuar me skuadrën e tij bardhezi. Ujka u largua në 2019 nga ekpi mëmë i Laçit për t’u kthyer më i përgatitur dhe më i fortë fizikisht.

Sakaq, Bashkia Kurbin po investon goxha në infrastrukturën e stadiumit. Prej ditësh po restaurohen ambientet e brendshme, korridoret dhe fasada e jashtme. Një brigadë e tërë sot në punë. Edhe stolat e dalë ‘boje’, visheshin me ngjyra të forta.

Ndryshime dhe te kullat e kamerave filmike. Ato janë ngjitur lart në metra për të patur më shumë akses në xhirimet profesionale.

Nuk mbaron me kaq pasi klubi i Laçit ka ndërmend që pas ndeshjes së parë të “mbjellë” tapetin me barin regjenerues. Në planin mirëfunksional, Laçi mësohet se ka blerë një autobus të ri me vlerë mbi 30 mijë euro. Po punohet për logimin e mjetit komod me indekset e KF Laçi.

Risi tjetër por që mbetet për t’u eksploruar lidhet me një këngë -“himn” për skuadrën e futbollit. Me shumë mundësi organizatorët do ta zbulojnë ditën e startit të kampionatit të 83 -të Superior, aty ku kurbinasit do ndeshën në shtëpi me Vllazninë./Sporti im al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!