Laçi dhjetë ditë në Elbasan, Teuta në Durrës
Dy skuadrat që shkuan deri në raundin e tretë në Europë, Laçi dhe Teuta, kanë pushuar fare pak këtë periudhë vere.
Nga e enjtja Laçi është spostuar në Elbasan për të kryer dhjetë ditë përgatirore. E gjitha sipas axhendës së planifikuar me trajnerin e ri Dejan Vukiçeviç në krye të të gjithë përgatitjes fiziko- teknike.
Ndërkaq, trajneri malazez për të njohur më mirë vlerat e grupit duket se ka kërkuar paraprakisht një miqësore e cila me shumë mundësi do të luhet të martën që vjen.
Edhe Teuta vijon përgatitjet në Durrës me Edi Martinin që pas largimit të dyshes së mbrojtjes Arapi- R. Hoxha do duhet të kërkojë zgjidhje të reja. Madje dhe në repartet e tjerë ku boshëllëqet në cilësi mund të ekzistojnë.
Teuta luan Superkupen e Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’ me Vllazninë në 28 gusht.