Gjykata autorizon Brazilin, Kupa e Amerikës nis të dielën
Gjashtë nga 11 gjyqtarët votuan pro në një seancë të jashtëzakonshme gjyqësore.
Mer fund ankthi, Kupa e Amerikës do të luhet në Brazil me startin e ditës së diel Brazil- Venezuelë. Ky ishte verdikti i dhënë nga drejtësia e vendit të sampas ndërsa subjekte të ndryshme kishin kërkuar që aktiviteti futbollistik të anulohej.
Gjykata e Lartë e Brazilit autorizoi mbajtjen e Kupës së Amerikës në vend, megjithëse e prekur rëndë nga pandemia Covid-19, pasi shumica e gjyqtarëve të saj refuzuan ankesat për anulimin e turneut. Gjashtë nga 11 gjyqtarët votuan pro në një seancë të jashtëzakonshme gjyqësore.