Napoli zgjedh Spaletin
De Laurentis pyet Spaletin. ‘A je gati për të na siguruar Championsin edicionin e radhës…’
I parapriu Kristian Vieri teksa nisi të deklarojë se Spaleti nuk duhet të ndikohet nga fjalët e eprorëve duke lënë të kuptohet se Napoli e kishte nominuar si pasardhësin e Gatuzos. Dhe më në fund, Aurelio De Laurentis ka vendosur. Luçiano Spaleti është zgjedhur trajneri i ri i Napolit.
Ai do të firmosë një kontratë dy vjeçare. Klubi pritet ta zyrtarizojë me një ‘twet’
Ndërkaq edhe te Real Madrid ka zhvillime. Antonio Konte është kontaktuar së fundi nga përfaqësues të madrilenëve por italiani mbetet perferencë e dytë pas Poçetinos.
Te Reali shpresjonë që argjentinasi të divorcohet nga PSG. Largimi i Zidan nga klubi madhështor, ka iniciuar të tjera situata. Me gjasë kolonia franceze’ drejt largimit në bllok.