Ndreu nuk ia del, Disiplina e lë larg stolit

Masat ndëshkimore të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në 11 maj 2021 përpos drejtuesëve të lartë ndëshkuan edhe trajnerin e Kastirotit, Ramadan Ndreun. Ky vendimi:

4. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Ndërkaq pas apelimit të vendimit, sot po ky Komision ka hedhur poshtë kërkesën e Ndreut.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës 25 maj 2021:

  1. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit te K.S Kastrioti z.Ramadan Ndreu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!