Starton ‘Playmakers’, Duka përshendet aktivitetin

Projekti “Playmakers” i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë e famshme “Disney” dhe UEFA-n ka startuar zyrtarisht sot, duke shënuar një tjetër arritje të suksesshme të qeverisë së futbollit shqiptar, që synon të zhvillojë e masivizojë futbollin e fëmijëve e veçanërisht atë të vajzave.

Në ceremoninë e nisjes së këtij aktiviteti, që u zhvillua sot në Tiranë në ambientet e shkollës “Wilson”, mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Projekti “Playmakers” synon t’i familjarizojë vajzat e vogla me futbollin, duke krijuar hapësira posaçërisht për to duke pasur në fokus, argëtimin, miqësinë dhe futbollin.Instruktorët e FSHF-së do të punojnë me vajzat e moshës 5-8 vjeç, të cilat kanë pak ose aspak përvojë në futboll.

Presidenti Duka ndoqi nga afër një seancë stërvitore me vajzat e shkollës “Wilson” dhe gjatë bashkëbisedimit me to u shpreh i lumtur që më në fund ky projekt u bë pjesë edhe e futbollit shqiptar.

Ndërkaq, Presidenti i FSHF-së theksoi se me nisjen e këtij projekti në Shqipëri, zhvillohen njëkohësisht edhe dy prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit që janë futbolli i fëmijëve dhe futbolli i vajzave. Gjithashtu, ai theksoi se ky projekt do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. FSHF, Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!