Kukësi ia di Vllaznisë, Eze spektakolar

Kategoria Superiore, java e 32-të: Kukësi- Vllaznia 3-1

Kukësi del nga “strofka” dhe mposht 3-1 Vllazninë e Shkodrës në ‘Elbasan Arena’. Praktikisht një sfidë e vendosur nën diktatin e skuadrës së Josës që nga fillimi teksa në të 5-tën Patrik Eze më i miri në fushë, godet me kokë dhe pas topit të kthyer nga shtylla e shoqëron për herë të dytë në rrjetë.

Vllaznia nis të sulmojë dhe shpesh i afrohet golit të barazimit si në rastin e një shtylle të goditur nga Da Silva por sërish goli i radhës do të vijë nga verilindorët. Një ndërhyrje e gabuar ndaj Eze dhe penallti. Godet Gjelbrim Taipi, sfera përfundon në rrjetë 2-0.

E dyta nis me një penallti për shkodranët dhe A.Hoxhaj e dërgon topin prapa shpinës së Dashamir Xhikës.

Insistimi i Vllaznisë vijon por në ‘skadere’ Kukësi më i mirë i javëve të fundit, realizon të tretin. Kësaj radhe një gol klasi i interpretuar dhe finalizuar nga dyshja Eze- Zenel Gavazaj me kosovarin që e depoziton me një prekje fantastike në rrjetë 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!