Superiore/ Kush di të luajë të 32-ën?

Java e 32 e Kategorisë Superiore do të luajë sot të gjitha ndeshjet e mbetura.Në dy orare të ndyshme. Pas fitores së djeshme të Kukësit ndaj Vllaznisë 3-1, 4 çiftet e tjera në 16:00 dhe në 19:00.

Tirana në shtëpi me krutanët e Ndreut që befas e shohin vetën të rrezikuar. Bardheblutë edhe pse me disa mungesa (Çelhaka, dhe i dëmtuari Kale por dhe Giamfi), luajnë shansin ideal për t’ju afruar me një pikë Vllaznisë. Por dhe Laçit nëse Apolonia ka ruajtur ndonjë surprizë të radhës për kurbinasit.

Ekipi i Shpëtim Duros vuan mungesën e Shehut, por organika e bardhezinjëve, megjithë firot e fundit, siguron qetësi.

Në 19:00 dy duele klasike. Në Korçë, ‘Ujqërit’ presin Partizanin e vendit të parë. Skuadra e Ilir Dajës pa Bardhin e Malën. Memelli ka deklaruar se një rezultat pozitiv e afron me shpëtimin sezonal. Nuk ka në dispozicion Sadriun dhe Dumfur.

Në Durrës, Teuta për të fituar terren për kreun. Do presë në ‘Niko Dovana’ Bylisin e Ballshit (mungon Ntepe) me mallakastriotët që prej javësh endën në fund. Për trajnerin Edi Martini, Teuta (sot pa Arapin) është skuadra më e fortë. Llogaritë në fund.

Java e 32:

16:00

Tirana-Kastrioti
Apolonia-Laçi

19:00

Teuta-Bylis
Skënderbeu-Partizani

Kukësi-Vllaznia 3-1 (luajtur dje në Elbasan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!