UEFA zyrtarizon 26 lojtarë, risi të tjera për ‘Euro 2020’

UEFA ka njoftuar se secili ekip kombëtar, pjesëmarrës në ‘Euro2020’ me kohë shtrirjeje 11 qershor – 11 korrik, do të jetë në gjendje të ftojë 26 futbollistë në vend të 23 futbollistëve të parashikuar më herët. E gjitha për të pasur më shumë alternativa të cilat vijnë pas prezencës së koronavirusit dhe karantinave eventuale.

Nga ana tjetër, vetëm 23 lojtarë do të jenë nëlistë paraprake për çdo ndeshje, specifikoi UEFA në një njoftim për shtyp.

Përzgjedhësit duhet të paraqesin listën e tyre në UEFA midis 26 majit dhe 1 qershorit, por midis asaj date dhe ndeshjes së parë ata do të jenë të lirë të zëvendësojnë lojtarin në rast të një “dëmtimi të rëndë ose sëmundjeje” me dokumentacion të çertifikuar mjekësor.

Për qartësi, lojtarët që testohen pozitiv për COVID-19 ose ata të vendosur në izolim si një “kontakt i infektuar” shënohen në kategorinë “sëmundje serioze”. Më tej, portierët mund të zëvendësohen para çdo ndeshje, sqaron UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!